Loading…
Loading…
54
Listingjet
10
Në Shitje
1
Me Qira
1
Të Shitura
—
Vite Përvojë
Rreth Valentina
Jam gazetare, moderatore, menaxhere mediash dhe sipërmarrëse me mbi njëzet vjet përvojë profesionale. Që nga viti 2004 kam ndërtuar një karrierë të bazuar në profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, duke qenë pjesë e disa prej institucioneve më të rëndësishme mediale në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare. Karrierën e kam nisur si reportere në programin në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Turqisë (TRT). Më pas kam shërbyer si korrespondente nga Prishtina për BBC London, gazetare në Koha Ditore dhe Kosova Sot, pjesë e redaksisë së Klan Kosovës, moderatore në Kanal 10, redaktore përgjegjëse në Ballkani.info, drejtoreshë e Portali.info, si dhe drejtoreshë e TV Arbëria, ku kam udhëhequr zhvillimin editorial, programor dhe organizativ të televizionit. Një ndër projektet më të rëndësishme në karrierën time mediale ka qenë bashkëthemelimi dhe konceptimi ideor i TV Kanal 10, ku kam kontribuar në krijimin e vizionit, identitetit dhe zhvillimit të platformës televizive. Gjatë gjithë rrugëtimit tim kam qenë e angazhuar edhe në konceptimin dhe realizimin e projekteve të shumta televizive dhe mediave digjitale. Në gazetarinë hulumtuese jam fokusuar në temat e shëndetësisë, sigurisë dhe çështjeve sociale. Përmes emisionit "Përtej Tregimit" kam realizuar mijëra intervista dhe dëshmi ekskluzive me të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe me familjarë dhe dëshmitarë të masakrave, duke kontribuar në dokumentimin e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës historike. Përveç medias, kam ndërtuar një përvojë të gjerë në sipërmarrje. Kam themeluar dhe menaxhuar biznese të ndryshme, përfshirë restorante dhe projekte në fushën e gastronomisë, duke fituar njohuri të vlefshme në menaxhim, zhvillim biznesi, marrëdhënie me klientët dhe udhëheqje ekipesh. Kjo përvojë më ka ndihmuar të kuptoj nevojat e tregut dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore. Jam gjithashtu bashkëthemeluese e organizatës joqeveritare ESRA, e cila promovon mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin social, si dhe anëtare e ekipit të terrenit në Organizatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ku kontribuoj në operacionet e emergjencës dhe ndihmës për qytetarët. Sot jam themeluese dhe drejtuese e Tinas Estate, një agjenci e ndërtuar mbi vlerat që më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës sime: besimi, profesionalizmi, transparenca dhe përkushtimi. Për mua, pasuritë e paluajtshme nuk janë vetëm prona, por investime të rëndësishme dhe vendime që ndikojnë në jetën e njerëzve. Prandaj synimi im është t'u ofroj klientëve shërbim të personalizuar, këshillim profesional dhe zgjidhje të sigurta në çdo hap të procesit të blerjes, shitjes apo investimit.
Portofoli










Lidhuni
Na kontaktoni direkt dhe merrni një përgjigje të personalizuar brenda 24 orëve.